Në një kohë kur cilësia e ujit të pijes është më e rëndësishme se kurrë, Ecosoft ofron një zgjidhje moderne, praktike dhe të shëndetshme për çdo familje në Shqipëri — dhe gjithçka me një abonim të përditshëm që fillon nga vetëm 33 lekë.
Në vend të blerjes së bidonave të ujit të pijes, të cilët jo vetëm që janë të shtrenjtë dhe të papërshtatshëm, por edhe ngarkojnë mjedisin me mbetje plastike, Ecosoft sjell teknologjinë e avancuar të pastrimit me 6 faza, drejtëpërdrejt në rubinetin tuaj. Me një pajisje kompakte që instalohet nën lavapjen, sistemi ofron deri në 290 litra ujë të pastër në 24 orë, të pasuruar me minerale të dobishme si kalciumi (Ca) — i veçanëshmërisht i rekomanduar për fëmijët dhe të moshuarit.
Çfarë e bën Ecosoft-in një zgjidhje unike është modeli i abonimit. Në vetëm një klikim, specialistët e Ecosoft vijnë në shtëpinë tuaj brenda 24 orëve dhe kryejnë instalimin — një proces që zgjat më pak se 30 minuta. Abonimi përfshin pajisjen, instalimin dhe 12 filtra për gjithë vitin, pa kosto shtesë. Kjo do të thotë se nuk duhet të shqetësohesh për mirëmbajtjen, kohën e ndërrimit të filtrave apo blerjen e pajisjeve të reja — gjithçka merret me kujdes maksimal higjenik dhe profesionalizëm.
Sistemi i Ecosoft-it eleminon efikasishëm të gjitha papastërtitë nga uji i rrjetit: rërën, ndryshkun, klorin, aromat kimike dhe mbetjet organike. Por pa ndalur këtu, ai ribalancon përbërjen minerale të ujit dhe i kthen shijen e freskët natyrale, duke e bërë ujin jo vetëm të sigurt, por edhe të shijshëm për pijen çdo ditë.
Dy versionet e abonimit — Standard RO (1,100 Lek/muaj) dhe AquaCalcium RO (1,710 Lek/muaj) — ofrojnë fleksibilitet në varësi të nevojave tuaja. Versioni AquaCalcium, për shembull, është ideal për familjet që kërkojnë ujë të pasuruar me kalcium, që mbështet shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve.
Abonimi është i disponueshëm me mbarëvajtje financiare të lehtë, në bashkëpunim me Iute Credit, dhe mund të aktivizohet menjëherë online.
Zgjidhja e Ecosoft-it nuk është thjesht një pajisje — është një stil jete: i shëndetshëm, ekologjik, praktik dhe ekonomik. Lëre bidonat pas dhe fillo të pijesh ujë të pastër, të sigurt dhe të shijshëm — çdo ditë, nga rubineti yt.